Lajme

Agim Aliu takon ministrin e qeverisë Kurti, i adreson këto çështje

Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 21 April 2021

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu është takuar me Elbert Krasniqin, ministrin e Admnistrimit të Pushtetit Lokal, shkruan Gazeta inFokus.

Aliu ka njoftuar se kanë biseduar për shumë çështje që e preokupojnë jo vetëm komunën që ai udhëheq por edhe komunat e tjera të Kosovës.

“Sot, prita Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe bashkëpunëtorët e tij, me të cilin ngrita shumë çështje që preokupojnë jo vetëm Komunën që drejtoj, por të gjitha komunat, siç është domosdoja e vendimit për kthim në pronësi të Komunës të pronave nën menaxhimin e AKP-së, ndryshimi i kritereve dhe kategorizimi i komunave në performancën komunale, detyrimet  nga Kontrata Kolektive që paraqesin barrë të rëndë për buxhetet komunale dhe të tjera çështje, të cilat jam besimplotë se do të adresohen dhe marrin zgjidhje meritore”, shkruan Aliu./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Sot, prita Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe bashkëpunëtorët e tij, me të cilin ngrita…

Posted by Agim Aliu on Wednesday, April 21, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera