Agim Aliu shpalos programin për mandatin e ardhshëm, për Ferizajn e zhvilluar
Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 09 October 2021
Ferizaj, 09 tetor 2021- Sot, përmes një video-adresimi në faqen e tij në Facebook, Kryetari i Ferizajt Agim Aliu paraqiti platformën e tij elektorale, të cilën e ofron si premtim për katër vitet e ardhshme për qytetin dhe qytetarët e Ferizajt.
Ashtu siç ishte shprehur gjatë shpalosjes së projekteve të veçanta, edhe sot, kandidati i PDK-së për të parin e Ferizajt, premtoi se kryetemë e fushatës së tij do të jetë gjelbërimi i qytetit, ku përveç shumë pikave dhe parqeve të vogla, do të ndërtohen edhe katër parqe të mëdha dhe do të investohet intenzivisht në gjelbërimin e qytetit dhe fshatrave të Ferizajt.
Po ashtu, Aliu premtoi se do të vazhdojë fuqishëm transformimin urban dhe infrastrukturor të Ferizajt, me nënkalime, parkingje, shtigje të biçiklistëve e rrugë të reja, ndërsa nuk do të mungojnë edhe projektet e zhvillimit ekonomik, mbështetje të fuqishme në bujqësi, si dhe projekte të veçanta për rininë e sportin, ku vlen të veçohen projektet e ndërtimit të stadiumit dhe pallatit të sporteve luftarake.
Platforma zgjedhore e Agim Aliut, gjithashtu ofron edhe shumë investime në shëndetësi, kulturë, arsim dhe shërbime më të mira sociale, administrative, publike dhe ambientale për qytetarët e Ferizajt.
Platforma e plotë dhe e detajuar është e publikuar edhe në portalin AgimAliu.com, ndërsa të plotë mund ta ndiqni edhe në linkun më poshtë:
Të tjera
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
“Angazhim pas anëtarësimit për Kosovën”| Komiteti i KiE përmend çështjen e Asociacionit, ky është adresimi
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raport...
-
Liberalizimin e vizave e Këshillin i Evropës, Kurti i cilëson si suksese të qeverisjes së tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka lavdëruar qeverisjen e tij për sukse...
-
Nesër Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar
Nesër nga ora 13:30 Kosova dhe Mali i zi do të nënshkruajnë marrëveshje për P...
-
Ky është polici i suspenduar në Gjakovë, dyshohet se kontrabandoi mallra me veturë private
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar sot se ka suspenduar një zyrtar po...
-
Hamza kritikon Kurtin: Qeveria e tij ende s’e preu asnjë shirit të investimeve kapitale
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri...
-
PDK i kthen në Kryesi deputetët dhe kryetarët e komunave, vend të rëndësishëm i jep edhe aderimit më të ri
Partia Demokratike e Kosovës e ka marrë shumë seriozisht mobilizimin për zgje...
-
Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja
Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjëra...
-
Lladrovci për Hamzën: Kandidaturë e kompletuar, gëzon respektin e përkrahjen edhe nga aleatët tanë historikë
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka...
-
Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Mujës të VV’së: A po ju vjen marre që e pranuat “Zajednicën”, për KiE
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në ta...
-
Abdixhiku e rikthen fjalimin në Kuvend – akuza Qeverisë për “tenderët sekretë”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovë...
-
Aksioni mbi kontrollin e transportuesve të udhëtarëve, shqiptohen dhjetëra gjoba – konfiskohen targa e vetura
Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të tra...