Lajme

Agim Aliu prezanton projektin e parkut gjigant që do të ndërtohet në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 20:27 | 19 September 2021

Kandidati nga radhët e PDK-së për kryetar të komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka prezantuar projektin e një parku gjigant që pritet të rregullohet në oborrin e ish-shkollës “Gjon Serreçi”, shkruan Gazeta inFokus.

Aliu përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook ka premtuar më shumë parqe e gjelbërim në rast se zgjidhet edhe për katër vite kryetar i Ferizajt.

“Më shumë parqe e gjelbërim, për Ferizajn që duam! Një nga të shumtat projekte që presin t’i realizojmë në mandatin e ri, është rregullimi i parkut në zemër të qytetit, në oborrin e ish-shkollës “Gjon Serreçi”, ka shkruar Aliu në facebook.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen të dielën e 17 tetorit./Gazeta inFokus/

Të tjera