Lajme

Agim Aliu: Parku “Liria” në Ferizaj do të bëhet me amfiteatër

Autori: Gazeta inFokus 19:44 | 26 September 2021

Kryetari aktual i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, pasditen e së dielës e ka kaluar me të rinjtë ferizajas në parkun ‘Liria’, shkruan Gazeta inFokus.

Aliu që është kandidat i PDK-së për Ferizaj, duke shpalosur programin për rini, i ka premtuar atyre se do ta realizoj super projektin për rregullimin e amfiteatrit tek Parku “Liria”.

Agim Aliu që kërkon të rizgjidhet kryetar ka shkruar në facebook se të rinjtë kanë ndarë mendjen, t’i japin atij gjithë mbështetjen e tyre, punës së dëshmuar, për ndryshimin e Ferizajt me projekte kreative, të guximshme e të dobishme për të gjithë ferizajasit.

-Advertisement-

Me poshtë keni postimin e plotë të Agim Aliut në facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera