Lajme

Agim Aliu paraqet projektin e Tregut të gjelbër

Autori: Gazeta inFokus 21:44 | 01 October 2021

Projektet e reja të platformës së re qeverisëse të Agim Aliut, duket sikur nuk kanë fund. Në një video mesazh të ri, kandidati për Kryetar të Ferizajt, edhe për një mandat qeverisës, Agim Aliu, prezantoi projektin e tij për ndërtimin e Tregut të Gjelbër.

Me një ide inovative dhe vizionare, sipas Kryetarit dhe njëherit kandidatit për Kryetar të Ferizajt, qytetarët e Ferizajt mund të kenë së shpejti një ndër tregjet më të bukura dhe funksionale të vendit tonë.

Sipas këtij projekti, Agim Aliu planifikon ta shndërrojë hapësirën ekzistuese prej 1.5 hektarëve, në një treg multifunksional të përbërë prej katër strukturash të ndërlidhura, me gjithsejt 5906 metra katrorë, ku nuk do të mungojë infrastruktura moderne, gjelbërimi i nevojshëm dhe objektet ndihmëse të gastronomisë për pushim dhe rekreacion. Përveç tjerash, ky treg i cili sipas Aliut mund të kthehet edhe në treg ditor, do të ketë rreth 385 shtande të shitjes dhe një hapësirë të mbyllur moderne prej 410 metrash katrorë për shitjen e produkteve të mishit dhe bylmetit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera