Agim Aliu nuk pranon koalicion me RFD-në e Nehat Mustafës
Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 13 September 2021
Kryetari i Ferizajt nuk ka pranuar të lidhë asnjë marrëveshje me Nehat Mustafën dhe nismën e re politike që ka krijuar ky i fundit pas largimit nga Partia Demokratike e Kosovës.
Kështu kanë bërë të ditur burime të afërta të gazetës Infokus me degën e PDK-së në Ferizaj.
“Me Nehat Mustafën janë ndarë rrugët e PDK-së dhe kryetarit Agim Aliu dhe atë përfundimisht. Kryetari Aliu nuk do të bëjë as koalicion parazgjedhor e as pas zgjedhor me të, sepse ai përfaqëson anën korruptive që e kemi larguar nga PDK-ja pikërisht për këto arsye. Thashethemet e tij se do të hyjë në koalicion me Agim Aliun dhe PDK-në, ai i bën vet dhe qëllimisht, në mënyrë që ta dëmtojë PDK-në e Ferizajt dhe të përfitojë vet, por kjo gjë nuk do të ndodhë”, i kanë thënë Gazetës Infokus zyrtarë të PDK-së në këtë qytet.
Të njëjtën gjë për Infokusin e kanë thënë edhe nga kryesia dhe Këshilli Drejtues i PDK-së në degën e Ferizajt.
Ata kanë thënë se një gjë e tillë nuk është e mundur dhe nuk do të realizohet, ngase Nehat Mustafa është largur nga PDK-ja dhe kjo e ka kthjellur këtë subjekt politik në Ferizaj.
“Jo, nuk do të këtë kurrfarë koalicioni me të, as që bëhet fjalë. Realisht PDK e Ferizajt është kthjellur prej kur Muatsafa është larguar”, i kanë thënë Infokusit zyrtarë të këtij institucioni.
Neaht Mustafa e kishte braktisur Partinë Demokratike në Ferizaj, duke e akuzuar rënd kryetarin e kësaj Komune për keq menaxhim dhe nepotizëm.
Së fundmi Nehat Mustafa, bashkë me Gëzim Haxhimusën, e kanë themeluar subjektin Reformimi Demokratik për Ferizajn dhe garojnë me listë të veten në zgjedhjet e 17 tetorit, shkruan Gazeta Infokus.
Ndërkaq, në këto zgjedhje Agim Aliu, garon edhe për një mandat me Partinë Demokratike të Kosovës.
Gjatë mandatit të fundit ka realizuar një sër projektesh me rëndësi për Ferizajn, njëri ndër to që është finalizuar muaj më parë, është edhe ai i “Bashkimit të Qytetit të Ferizajt”, kurse ai vlerësohet edhe si njëri ndër kryetarët më të suksesshëm në Kosovë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...