Lajme

Agim Aliu merr vendimin e parë në mandatin e ri: Ndalon përdorimin e veturave zyrtare pas orarit të punës

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 06 December 2021

Kryetari i Komunës së Ferizajt nga Partia Demokratike e Kosovës, Agim Aliu pasi ka marrë edhe për një mandat detyrën e kryetarit të këtij qyteti mori edhe vendimin e tij të parë.

Ai i ka ndaluar zyrtarëve të komunës përdorimin e veturave zyrtare pas orarit të punës, dhe në fundjavë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit ky vendim është marrë nga Aliu me qëllim të mbajtjes së disiplinës në përdorimin e aseteve të komunës.

-Advertisement-

“Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ndër vendimet e para që mori sot, ishte vendimi për ndalimin e përdorimit të veturave zyrtare të Komunës së Ferizajt, pas orarit zyrtar, përkatësisht dhe fundjavave. Kjo vendim, përkatësisht kjo masë ndërmerret me qëllim, mbajtjen e disiplinës në përdorimin e aseteve komunale, ekonomizimin e shpenzimeve dhe për rrjedhojë edhe kursimin e parasë publike”, thuhet në njoftimin e Komunës./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera