Lajme

Agim Aliu lavdëron punën e udhëheqëses së Shoqatës “Handikos” në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 12 May 2021

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka lavdëruar punën e udhëheqëses së Shoqatës “ Handikos” në Ferizaj, Xhemile Murseli.

Aliu ka thënë se Murseli ka lënë gjurmë të pashlyeshme në shoqërinë ferizajase, shkruan Gazeta Infokus.

“Në mesin e zonjave që me angazhimin e tyre lanë gjurmë të pashlyeshme në shoqërinë ferizajase dhe jo vetëm, një jetë kushtuar personave me aftësi të kufizuar, me zellin e lakmueshëm, padyshim është edhe udhëheqësja e Shoqatës “Handikos” në Ferizaj, Xhemile Murseli”, ka shkruar Aliu në facebook.

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij./Gazeta Infokus/

Në mesin e zonjave që me angazhimin e tyre lanë gjurmë të pashlyeshme në shoqërinë ferizajase dhe jo vetëm, një jetë kushtuar personave me aftësi të kufizuar, me zellin e lakmueshëm, padyshim është edhe udhëheqësja e Shoqatës “Handikos” në Ferizaj, Xhemile Murseli.
Me mbi 20 vite përpjekje të pandalshme në dobi të personave me aftësi të kufizuara, angazhim i zonjës Murseli, ndihmesa që i dha z. Halit Ferizi i cili edhe themeloi shoqatën “Handikos” në Ferizaj, për çka theu tabutë e kohës, angazhimi i saj për përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me aftësi të kufizuara duke qenë ideatore e dizajnimit të projekteve të ndryshme në partneritet me organizata vendore e ndërkombëtare për shërbimet e rehabilitimit të bazuar në bashkësi, shërbimet multidisiplinare me bazë në komunitet për personat me aftësi të kufizuara dhe familjarët e tyre, shërbimet e kujdesit ditor për personat me aftësi të kufizuara, përkujdesi ditor për të moshuarit dhe shërbimet në shtëpi, ndihma për personat me aftësi të kufizuara me pajisje ndihmëse e materiale që lehtësojnë përditshmërinë e tyre, pa lënë anash edhe faktin se ishte edhe një nga themelueset e Rrjetit të OJQ-ve “Avonet” dhe koalicionit të aftësisë së kufizuar në nivelin lokal me ç’rast ka rezultuar në krijimin e Komitetit për personat me aftësi të kufizuar, ekipit vlerësues për fëmijët me aftësi të kufizuara, hartimit të planit të veprimit për PAK, Strategjisë dhe Planit të Veprimit Komunal për Personat me Aftësi të Kufizuara dhe databaza për PAK në Ferizaj, çka bëjnë shembullin e saj të veçantë e kontributin e saj, lartë të çmueshëm në shoqërinë ferizajase.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera