Lajme

Agim Aliu ferizajasve: Fushata zgjedhore, mrekullisht, si asnjë herë më parë, po bëhet nga ju

Autori: Islam Morina 21:14 | 16 September 2021

Kandidati për të parin e Ferizajt nga PDK-ja, Agim Aliu, ka deklaruar se ndihet i privilegjuar që për 4 vite ka rrugëtuar, e u ka shërbyer qytetarëve ferizajas drejt ndryshimit në qytet dhe fshatra.

Aliu po ashtu ka thënë se qeverisja e tij ishte me qytetarët, kurse tash në këtë kohë të fushatës zgjedhore, fushatën për të po e bëjnë qytetarët, të cilët janë edhe burimi i fuqisë së tij, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka ftuar qytetarët e kësaj komune që bashkërisht me të, të udhëtojnë edhe për një mandat në sukseset e reja në shërbim të mirëqenies dhe zhvillimit.

-Advertisement-

“Të dashur ferizajas,

Rrugët e ndryshimit të Ferizajt, i ecëm bashkë.

Katër vitet e punës në këtë mandat, ishin katër vite privilegj, nder e kënaqësi për mua t’ju shërbej, përkundër sfidave që kohë pas kohë, dilnin në rrugën tonë. Zemra e çdo ferizajasi ka përjetuar gëzim, me ndryshimin e pamohueshëm që ka ndodhur në lagjet e qytetit, qendrën e qytetit dhe fshatrat tona. Jam krenar se sot Ferizaj është simbol i ndryshimit e i punës.

Sot, nisim edhe një rrugë bashkë. Për Ferizajn që duam. As që imagjinohet ky rrugëtim, pa ju, vullnetarët e së mirës për Ferizajn. Jeni ju bashkëqytetarë, burimi i fuqisë sime, fryma në dejet e së mirës për qytetin e fshatrat tona, jeni zëri që gjithmonë kumbon për Ferizajn që duam, për të rinjtë, të moshuarit, punonjësit e çdo profesioni, ferizajasit punëtorë si asnjë tjetër në Kosovë.

Qeverisja ime ishte me ju, e kjo fushata zgjedhore, mrekullisht, si asnjë herë më parë në historinë politike, po bëhet jo nga unë por nga ju. Fjalët tuaja për veprat tona, janë fushata më e mirë.

Ferizaj ka rrugë përpara, nuk lejon kthim prapa, andaj vazhdojmë bashkë, për Ferizajn që duam.

Na priftë e mbara!”, ka shkruar Aliu në Ferizaj.

Agim Aliu, cilësohet si njëri ndër kryetarët më të suksesshëm në nivel Kosovë, i cili ka realizuar projekte që kanë ndikuar pozitivisht në jetën e ferizajasve dhe modernizimin e infrastrukturës së kësaj komune si në fshatra, ashtu edhe në qytet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera