Lajme

Agim Aliu : “Amerikani” me flamurin e UÇK-së, gjithmonë me vete

Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 17 November 2020

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka vlerësuar lartë Muhamed Kukën që ngrit gjithëherë vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se atë nuk e ndalë as bora as shiu që të marrë pjesë në ceremoni të shumta për tu përkulur për të thënë vetëm një fjalë – lavdi.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Kudo në rrugët e përkujtimit, në përvjetore betejash për liri, ditëlindje dëshmorësh, përkulje nderimi e në ditë feste, në Ferizaj e kudo në Kosovë, valëvitet flamuri kuq e zi, shqiponja krenare e emblema më e lavdishme e shqiptarëve – emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Janë krahët e Muhamed Kukës që lartësojnë këtë flamur, uniforma ushtarake që në krahë të djathtë mbanë zemrën binjake të shqiptarëve, flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është marshimi i pafund i luftëtarit të lirisë.

As bora, as shiu, asgjë nuk e ndalë ecjen, marshimin e Muhamed Kukës në lartësimin që i bën të ndritshmeve vlera të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje as jeta e mirëqenia në ShBA, të cilën e la për t’iu bashkuar radhëve të gjata të luftëtarëve të lirisë.

“Amerikani” siç e njohim të gjithë, nuk la varr dëshmori, lapidar trimi, manifestim lirie e përkujtimore kudo në Kosovë, pa u përkulur plot nderim, për të thënë vetëm një fjalë fisnike: Lavdi!

"Amerikani" me flamurin e UÇK-së, gjithmonë me vete

Kudo në rrugët e përkujtimit, në përvjetore betejash për liri,…

Posted by Agim Aliu on Tuesday, November 17, 2020

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera