Sport

Agim Ademi zbulon se kush do ta merr vendimin për fillimin e kampionatit

Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 13 September 2020

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur para fillimit të sezonit të ri në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

I pari i shtëpisë së futbollit kosovar ka thënë se federata ka qenë e gatshme për ta nisur kampionatin, por duhet pritur kryeministrin Avdullah Hoti për ta marrë vendimin.

“FFK-ja ka qenë e gatshme për ta nisur kampionatin, edhe IKSHP-ja ka dhënë rekomandime për fillimin e kampionatit dhe stërvitjeve. Por, vendimi duhet të merret nga kryeministri Avdullah Hoti, i cili ka qenë i zënë me takime në Amerikë dhe Bruksel, shpresoj se do të merret vendimi shumë shpejt”, ka thënë Ademi për RTK.

-Advertisement-

Elita e futbollit kosovar pritet të nisë më 19 shtator./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera