Sport

Agim Ademi vendos lule të freskta te varri i ish-presidentit të UEFA-s, Lennart Johansson

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 09 October 2021

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule të freskëta te varri i ish-presidentit të UEFA-s, Lennart Johansson, në shenjë falënderimi për ndihmën që ish-kreu i futbollit evropian i dha futbollit kosovar në periudhën kur ende ishte i izoluar.

Ishte pikërisht kryetari Ademi që në vitin 2006 e realizoi vizitën e parë tek presidenti i atëhershëm i UEFA-s së bashku me Albert Bunjakin dhe e shtroi kërkesën dhe nevojën për ndihmë të futbollit kosovar nga institucioni i futbollit evropian.

Nga ajo vizitë ndryshojë qasja e Federatës suedeze dhe e UEFA-s, pasi Johansson e kuptoi drejt gjendjen e futbollit kosovar dhe nga aty nisi bashkëpunimi me FFK-në, falë konstruktivitetit dhe mbështetjes së presidentit Lennart Johansson dhe Suedisë, si vend mik dhe përkrahës i Kosovës në çdo sferë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera