Sport

Agim Ademi uron Prishtinën për titullin kampion dhe Llapin për fitimin e Kupës së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:04 | 16 May 2021

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka uruar klubin e Prishtinës pas shpalljes kampion dhe klubin e Llapit pas triumfit në Kupën e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

I pari i shtëpisë së futbollit në vendin tonë përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook ka shkruar se ky edicion me formatin e 10 ekipeve ka sjellur ngritje të cilësisë dhe rivalitet më të madh në fushën e lojës.

Ademi i ka uruar fat dhe suksese Prishtinës dhe Llapit në garat evropiane, derisa ka shpresuar që sezonin e ardhshëm të luhen ndeshjet me tifozë.

-Advertisement-

Më poshtë keni postimin e plotë të kryetarit të FFK-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera