Agim Ademi me fjalë prekëse: Sot 6 vite u bëmë pjesë e UEFA-a

Autori: Gazeta inFokus
09:46 | 03 May 2022
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në gjashtë vjetorin e pranimit të FFK-së në UEFA ka thënë se ajo ditë, ishte përplot festë e emocione.
I pari i FFK-së ka thënë se sot pas 6 vitesh pranimi në UEFA, Kosova ka shënuar suksese e përparime të mëdha në futboll, shkruan Gazeta Infokus.
Ademi nuk ka harruar të falenderojë edhe gjeneratat para tij që ishin në krye të federatës, Agim Bytyqi, Rexhep Abdullahu, Sabri Hashani, Fadil Vokrri.
Postimi i plotw:
Sa herë vjen 3 maji me të drejtë përfshihemi nga emocionet dhe nuk ka se si të ndodhë ndryshe. Kjo datë për shtetin tonë, e sidomos për komunitetin e futbollit është e një rëndësie të veçantë.
Si sot, 6 vjet më parë, për Kosovën ishte një ditë feste me përplot emocione. Federata e Futbollit e Kosovës në Kongresin e mbajtur në Budapest arriti ta thyejë izolimin e padrejtë 25-vjeçar, duke u bërë anëtare me të drejta të plota e UEFA-s. Kësisoj, u përmbush ëndrra e kahmotshme dhe u shpërblye sakrifica e shumë gjeneratave të futbollistëve të Kosovës.
Nga ajo ditë futbollit të Kosovës iu hapën dyert e prezantimit në garat ndërkombëtare dhe filloi epoka e zhvillimit.
Sot, gjashtë vite më vonë, futbolli ynë ka shënuar përparime të dukshme dhe vazhdon pakthyshëm rrugëtimin e tij drejt sukseseve të reja, përmirësimit të infrastrukturës, masovizimit, edukimit të kuadrove të reja, reformave të garave dhe rritjes së cilësisë.
Në këtë ditë të veçantë, dua t’u shpreh mirënjohje dhe falënderim të gjithë atyre që kontribuuan në pavarësimin dhe rrugëtimin e futbollit kosovar që nga viti 1991, e që numri i tyre është jashtëzakonisht i madh; donatorëve të klubeve, familjeve që dhuruan tokat e tyre për t’i shndërruar në fusha futbolli, futbollistëve, trajnerëve, gjyqtarëve e punëtorëve sportivë të cilët përkundër represionit e maltretimeve rezistuan dhe e ruajtën lojën më të bukur në botë për ta mundësuar rrugëtimin drejt anëtarësimit në UEFA.
Mirënjohje e veçantë ish-prijësve të FFK-së, Agim Bytyqi, Rexhep Abdullahu, Sabri Hashani, Fadil Vokrri si dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tyre për punën e vazhdueshme deri në jetësimin e objektivit të shumë gjeneratave.
Urime e na priftë e mbara!
#BASHKËPËRFUTBOLLIN
Me respekt!
/Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Tragjike: Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçar në lagjen Emshir
Një person rreth moshës 25-vjeçare është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sot...
-
Lija e Majmunëve/ Moderna nis testimin për vaksinën
Kompania Moderna ka nisur testimin për vaksina të mundshme kundër lisë së maj...
-
“SHBA-ja ua ka refuzuar hyrjen disa afganëve të strehuar në Kosovë”
Departamenti amerikan i Shtetit ka nisur të njoftojë disa prej afganëve, që p...
-
Tragjedi në SHBA: 14 nxënës dhe një mësues vriten në një shkollë fillore në Teksas
14 nxënës dhe një mësues u vranë pas të shtënave në një shkollë fillore në Te...
-
Zbulohet atentati që po përgatitej ndaj George W. Bush, FBI publikon detajet
Një burrë nga Iraku, i akuzuar për lidhje me ISIS, që jeton në Shtetet ne Bas...
-
Dyshime për tentim-vrasje të biznesmenit nga Suhareka, Policia jep detaje
Para pak minutash u raportua se një tentim vrasjeje ka ndodhur ndaj drejtorit...
-
Antidroga arreston një person, i gjen heroinë në veturë
Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Sektorit qendrorë të antidrogës në ...
-
Një tërmet i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Greqinë kësaj mbrëmje. Tërmeti ka pasur n...
-
SHBA: Nënshkruhet rezoluta që mbështet aplikimet e Finlandës e Suedisë në NATO
Udhëheqësit e lartë demokratë dhe republikanë në Senat kanë nënshkruar një re...
-
Sali Rexhaj, që u përmend në postimin e Sami Kurteshit, i quan gënjeshtra pretendimet e zyrtarit te VV’së
Mërgimtari që jeton në Zvicër, Sali Rexhaj ka reaguar pasi që zyrtari VV-së S...
-
Ahmeti për Kurtin: Asnjë kryeministër nuk duhet të largohet nga vendi për më shumë se 4-5 ditë
Të paktën 14 civilë janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur në rajonet lindo...
-
Haradinaj viziton në spital ish-ushtarin e UÇK’së: Shumë luftëtarë po përballen me vështirësi shëndetësore
Haradinaj viziton në spital ish-ushtarin e UÇK’së: Shumë luftëtarë po përball...