Sport

Agim Ademi: Maradona ishte unik dhe i tillë do të kujtohet gjithmonë!

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 25 November 2020

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar pas lajmit se legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona, ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Argjentinë, shkruan Gazeta inFokus.

Ademi e ka quajtur të papërsëritshëm Maradonën për magjinë që i dha futbollit.

Tutje ai ka thënë se argjentinasi ishte unik dhe i tillë do të kujtohet gjithmonë.

-Advertisement-

“I trishtueshëm lajmi për shuarjen e Legjendës së futbollit botëror, Diego Maradona!

I papërsëritshëm për magjinë që i dha futbollit, idhull i shumë gjeneratave dhe një nga meritorët që kjo lojë vazhdon të jetë sporti më i dashur në botë.

#Maradona ishte unik dhe i tillë do të kujtohet gjithmonë!”, ka shkruar Agim Ademi në facebook.

Diego Armando Maradona ka vdekur pasditen e së mërkurës në shtëpinë e tij, pas një sulmi në zemër./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera