Sport

Agim Ademi: Kampioni ynë shndriti përballë Sileksit në Shkup

Autori: Gazeta inFokus 23:27 | 17 September 2020

Skuadra e Dritës është kualifikuar për herë të parë në histori të klubit në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

Gjilanasit kanë mposhtur Sileksin me rezultat 2-0, me golat e realizuar nga Fidan Gërbeshi dhe Ardian Limani.

E pas këtij suksesit të ‘bardheklatërve’ ka reaguar edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

-Advertisement-

Ademi përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook ka thënë se kampioni i Kosovë ka shndritur ndaj Sileksit në Shkup.

Ai e ka uruar Dritën për këtë sukses historik si dhe i ka falënderuar për emocionet e dhuruara mbrëmjen e sontme.

Më poshtë keni postimin e plotë të presidentit të FFK-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera