Sport

Agim Ademi: Kampionati do të fillojë në javët e para pa tifozë

Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 13 September 2020

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur para fillimit të sezonit të ri në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

I ftuar në ‘Arena Sportive’ në RTK, i pari i shtëpisë së futbollit kosovar ka thënë se kampionati do të filloj pa praninë e tifozëve.

Ai tutje ka shtuar se nuk është në dorën e FFK-së se kur do të kthehen shikuesit në tribuna.

-Advertisement-

“Nuk është në dorën tonë. Kampionati do të fillojë në javët e para pa tifozë, pastaj le ta shohim”, ka deklaruar Ademi.

Elita e futbollit kosovar pritet të nisë me 19 shtator./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera