Lajme

Agim Ademi flet pas rrahjes: Persona të maskuar më sulmuan

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 19 October 2021

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është sulmuar fizikisht gjatë ditës së martë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë Ademi përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, shkruan Gazeta Infokus
.
Ai ka thënë se është sulmuar nga disa persona të maskuar në parkun e Gërmisë.

“Duke pasur parasysh interesimin e madh të dashamirëve dhe të opinionit publik pas raportimit për sulm fizik ndaj meje, fillimisht dua të ju informoj se jam mirë me shëndet dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim siç është raportuar. Është e vërtetë që sot rreth orës 8:00 jam sulmuar fizikisht nga persona të maskuar në parkun e Gërmisë, aty ku çdo ditë e praktikoj ecjen dhe vrapimin në natyrë.Personat në fjalë më sulmuan në mënyrë tinzare, por që fatmirësisht kalova pa lëndime serioze”, ka thënë kryetari i FFK-së.

-Advertisement-

Ademi ka kërkuar që sa më parë personat që e sulmuan të dalin para drejtësisë.

“Lidhur me këtë rast është informuar edhe Policia e Kosovës, e cila tashmë është duke i kryer hetimet. Shpresoj dhe besoj se shumë shpejt personat e tillë do të dalin para organeve të drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar. Përkundër sfidave në punë, por edhe pengesave të këtij lloji, do të vazhdoj me tërë energjinë time t’i shërbej futbollit dhe ngritjes së mëtejme të FFK-së”, ka përfunduar”, Agim Ademi./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera