Agim Ademi falënderon tifozët për interesimin në përkrahje të Kombëtares së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
22:03 | 07 June 2022
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka falënderuar tifozët dardanë për interesimin e jashtëzakonshëm në përkrahje të Kombëtares së Kosovës në Futboll, shkruan Gazeta Infokus.
Ai ka thënë se edhe pse kombëtarja debutoi me humbje ndaj Greqisë, tifozët dardanë ditën të vlerësojnë djersën e djelmoshave të Kosovës.
Ademi shton se mbështetja në ndeshjen më Greqinë por edhe kjo ndaj Irlandës së Veriut, ku Stadiumi Fadil Vokrri do të jetë i mbushur me tifozët nën jehonën e “Besa – Besë”, meriton mirënjohje e respekt.
Siç ka bërë me dije kryetari i FFK-së tashmë të gjitha biletat janë shitur, ndërsa kanë mbetur vetëm disa në zonën VIP, e të cilat mund të blihen online.
Postimi i plotë i Ademit:
“FALËNDERIM
Të dashur qytetarë, të dashur tifozë dardanë,
Shfrytëzoj rastin që të ju falënderoj të gjithëve për interesimin e jashtëzakonshëm për t’i qëndruar përkrahë Kombëtares së Kosovës.
Përkundër se në ndeshjen e kaluar u dëshpëruam me humbjen nga Greqia, ju dëshmuat se dini të vlerësoni djersën e djemve tanë, dëshirën dhe përkushtimin e tyre për të dhënë më të mirën në fanellën e shenjtë të Kosovës.
Futbolli është përplot emocion dhe i ka të tri rezultatet. Nganjëherë nuk e arrin dot objektivin gjatë 90 minutave lojë, por dëshira, vullneti dhe emocioni që na dhuron Kombëtarja jonë janë të jashtëzakonshme dhe ju dini t’i çmoni e vlerësoni ato.
Mbështetja madhështore që i ofruat Dardanëve në ndeshjen me Greqinë, por edhe tani për ndeshjen e radhës kundër Irlandës së Veriut, ku sërish stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të jetë përplot dhe do të jehojë me ‘Besa-Besë’, meriton mirënjohje dhe respekt.
Të gjitha biletat e kësaj ndeshje tashmë janë shitur, me përjashtim të një sasie të vogël për zonën VIP, e të cilat të interesuarit ende mund t’i sigurojnë përmes platformës online.
Në këtë formë ju e vërtetuat se Kombëtarja e Kosovës është dashuri e përjetshme dhe vlerë shtetërore, të cilën duhet ta ruajmë e respektojmë në fitore, barazime e humbje.
Ne jemi të vetëdijshëm se kapaciteti aktual i stadiumit ‘Fadil Vokrri’ nuk i përmbush kërkesat për numrin e madh të të interesuarve, prandaj ndjejmë keqardhje që shumë qytetarë janë të shtrënguar që ndeshjen ta ndjekin nëpërmjet ekraneve televizive.
Mirëpo, po punojmë së bashku me Komunën e Prishtinës, që së shpejti ta fillojmë projektin e zgjerimit të tribunës lindore, e cila do të na mundësojë që të kemi numër më të madh të tifozëve në stadium.
Faleminderit për mbështetjen e madhe!🙏
Ju ftoj që bashku t’i përkrahim djemtë tanë fuqishëm për t’u rikthyer te fitorja!
Forca Kosovë! 💪 ⚽️🇽🇰
Përpara Dardanë!
A.A.
#BASHKËPËRFUTBOLLIN”, ka shkruar kryetari i FFK-së, Agim Ademi në Facebook./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Shtatë migrantë në një veturë, Policia e Kosovës i kap me ndihmën e qytetarëve
Policia e Kosovës në Prizren, pas pranimit të informacioneve relevante në bas...
-
Britania prezanton ndryshime në ligj, burgim i përjetshëm për shoferët që e mbysin dikë në rrugë me automjet
Javën e ardhshme, në Mbretërinë e Bashkuar pritet të ndodhin ndryshime që mun...
-
Gjeloshaj: Kosova të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”, me këtë arrihet njohja reciproke me Serbinë
Kryetari i Alteranativës Shqiptare në Malin e Zi, Nik Gjeloshaj ka shpërndarë...
-
Policia në bashkëpunim me qytetarët në Prizren, arrin që t’i kap shtatë migrantë ilegal
Në bashkëpunim me qytetarët e Prizrenit, Policia e Kosovës ka arritur t’i kap...
-
Shkon në 20 numri i të vdekurve në një klub nate në Afrikën e Jugut
Ka shkuar në 20 numri i të vdekurve që janë gjetur në një klub nate në qytet...
-
KUJDES: Këta janë dy faktorët kryesorë që po e shkaktojnë kancerin në mushkëri
Faktorët kryesorë të cilët mund të shkaktojnë kancerin në mushkëri janë duhan...
-
Policia jep detaje për aksidentin ku një grua u godit nga vetura në Prishtinë
Gazeta Infokus pak më parë raportoi se një grua është goditur nga një veturë ...
-
Shtrenjtimi i karburanteve pamundëson pushimet e shkurtra
Shtrenjtimi i derivateve të naftës imponon planifikimin e më shumë ditëve të ...
-
Një grua goditet nga vetura në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë
Një grua është goditur nga një veturë para pak minutave në rrugën "Muharrem F...
-
Përdoruesit e drogave trajtohen në Psikiatri, Kosova s’ka institut për trajtimin e varësisë
Në vetëm gjashtë shtretër sa posedon një repart i Psikiatrisë, po trajtohen p...
-
Rritet numri i pacientëve me këtë lloj sëmundje
Në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, numri i pacientëve të cilët janë të diagn...
-
Vuçiq thotë se pret rezultate të mira nga vizita e Abazoviq në Beograd
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruari se pret një vizitë të m...