Sport

Agim Ademi dhe Armando Duka po e përcjellin se bashku finalen e Superkupes së Evropës

Autori: Gazeta inFokus 22:11 | 24 September 2020

Presidenti i Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi, dhe ai i Shqipërisë, Armando Duka, po e përcjellin se bashku nga afër finalen e Superkupës së Evropës mes Bayern Munichit dhe Sevillës, shkruan Gazeta inFokus.

Ademi dhe Duka, në pushimin mes dy pjesëve kanë shfrytëzuar rastin që të bëjnë një fotografi se bashku, në ambientet e stadiumit ‘Puskas Arena’ në Budapest të Hungarisë.

Kur kanë kaluar 55 minuta lojë, Bayerni dhe Sevilla po luajnë baras me rezultat 1-1./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera