Sport

Agim Ademi aranzhon takim me ministrin Zemaj dhe ministren Dumoshi

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 10 August 2020

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka aranzhuar përsëri një takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ministren e Kulturës, Rinës dhe Sportit, Vlora Dumoshin, shkruan Gazeta inFokus.

I pari i shtëpisë së futbollit kosovar do të takohet me ministrin Zemaj dhe ministren Dumoshi, ku temë diskutimi do të jetë lejimi i stërvitjeve për klubet dhe shkollat e futbollit.

Kështu ka bërë të ditur vet Ademi përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook.

-Advertisement-

Më poshtë keni postimin e kryetarit të FFK-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera