Agani: Këtë vit qytetarët do ta kenë liberalizimin
Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 06 July 2022
Kryetari Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani është shprehur i bindur se këtë vit kosovarët do ta fitojnë liberalizimin. Ish-ministri i Shëndetësisë, ka lavdëruar Qeverinë Kurti për siç ka thënë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Agani ka thënë se ka filluar të ndryshohet imazhi i Kosovës në arenën ndërkombëtare edhe tek ato shtete që kanë qenë skeptike.
Aplikimin në këshillin e Evropës, Agani po e sheh veprim të duhur nga Qeveria.
“Mendoj se duke iu falënderuar përpjekjeve serioze që Qeveria e Kosovës i ka bërë në betejën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka filluar të ndryshohet imazhi i Kosovës edhe në arenën ndërkombëtare edhe sa i përket shteteve që kanë pasur rezerva për liberalizimin e vizave. Jemi në rrugën e duhur dhe nuk dua të humb fjalë duke folur se sa e padrejtë ka qenë bashkësia evropiane në relacion me Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave të cilat janë duke u shtyrë nga vitit në vit. Mendoj se mund të presim lajme të mira në muajt që vijnë. Unë shpresoj që ky vit do të jetë viti kur qytetarët e vendit do të fillojnë të lëvizin lirshëm në hapësirën evropiane. Sa i përket këshillit të Evropës mendoj se ka qenë veprim i duhur i qeverisë që ka aplikuar. Ka rezerva natyrisht por mendoj që këto pengesa që i kemi përpara duhet përballuar me punë, e angazhim. Krahas angazhimit të madh në arenën ndërkombëtar e të cilën duhet realizuar është e rëndësishme të kemi një shkallë të lartë të konsensusit me subjekte tjera politike të partisë në pushtet”, tha Agani.
Ndërsa sa i përket dialogut, Agani tha se pozita e Kosovës në relacion me Serbinë është dukshëm më e favorshme sesa që ka qenë para ardhjes së qeverisë në pushtet.
“Sa i përket ngecjeve të qeverisë në dialog unë mendoj se në këtë aspekt mund të jemi të kënaqur sepse pozita negociatore e Kosovës në relacion me Serbinë është dukshëm më e favorshme sesa që ka qenë para ardhjes së qeverisë në pushtet. Dhe mendoj se në periudhën e ardhshme është e nevojshme që me faktorët ndërkombëtar ShBA-në të arrihet edhe një shkallë më e lartë e konsensusit brenda vendit. Kjo është një prej mangësive të qeverisë sepse nuk po shoh që po arrijnë me gjenerua një shkallë të lartë të konsensusit lidhur me tema të mëdha që kanë të bëjnë me reforma të rëndësishme në shoqërinë tonë”, tha ai.
Agani tha se Qeverinë Kurti duke theksuar se është duke u ballafaquar me krizën energjetike, inflacionin dhe pandeminë.
Sipas tij, për shkak të këtyre vështirësive, Qeveria nuk ka pasur rezultate të pritura në disa prej segmenteve të rëndësishme shoqërore në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit.
“Mendoj se Qeveria është duke bërë përpjekje dhe po mundohet që të ballafaqohet që të japë përgjigje për sfidat e shumta. Është njëra prej qeverive e cila është ballafaquar me kriza globale të cilat nuk kanë qenë prezentë në përmasat aktuale. E kam fjalën për krizën energjetike, për inflacionin që është duke prekur numër të madh të shteteve, kriza e pandemisë dhe pasojat që ka lëne virusi si në aspektin ekonomik financiar. Kështu që në këto rrethana të vështirësuara që ka funksionuar atëherë duhet pasur mirëkuptim edhe lidhur me atë se nuk ka pasur rezultate të pritura në disa prej segmenteve të rëndësishme shoqërore në sektorin e shëndetësisë, dhe arsimit. Këtu është pritur të kemi lëvizje më të fuqishme në drejtim të reformës së gjendjes ekzistuese por kjo po mungon”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...