Rozë

Afrona mbron Sara Hoxhën, ka një mesazh

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 06 August 2020

Afrona Dika i del në krah Sara Hoxhës.

Së fundmi, Sara Hoxha publikoi një foto nga pushimet e saj. Gjithcka dukej në rregull, deri kur ajo postoi të njëjtën foto më një ‘sqarim’.

Kjo duhet të ketë qenë si pasojë e shumë mesazheve që ajo ka pranuar, ku kanë theksuar strijat në lëkurën e saj. Ajo në foton e postuar përsëri, shpjegon se ato strija janë si pasojë e luhatjes së peshës në adoleshencën e saj, dhe jo nga shtatzënia – të paktën është herët thotë ajo të mbeten shenja në lëkurë.

-Advertisement-

Saras thekson se ne duhet të duam trupin tonë, gjithsesi.

Edhe Afrona Dika është prekur nga fjalët e Sarës. Në një postim të saj në Instagram, ajo shkruan:

“Më pëlqen ky postim yt. Fjalë të vërteta”, ku ka etiketuar edhe Sarën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera