Rozë

Afrona Dika ka një njoftim të rëndësishëm, pas fotove të fshira me Bleron

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 27 June 2022

Fotot e fshira me Bleron? Afrona Dika ka një njoftim të rëndësishëm.

Prej disa javësh, Afrona Dika dhe Blero janë në qendër të mediave rozë.

Ata po përfliten për një ndarje të mundshme. Gjithçka nisi pasi në profilin e modeles në rrjetin social “Instagram”, ishin fshirë të gjitha fotot me këngëtarin.

-Advertisement-

Mirëpo së fundmi, Afrona ka sqaruar gjithçka lidhur me profilin e saj.

Ajo ka bërë një postim në Instastory, duke thënë që i kishin hakuar profilin dhe më në fund i është rikthyer.

“Përshëndetje të gjithëve, tani profilin tim e kam sërish, ishte hakuar për disa ditë. Dua të falenderoj me zemër ato që më ndihmuan në rikthimin e tij”, ka shkruar bukuroshja.

Tashmë, ndjekësit janë në dilemë, nëse ndarja me Bleron është e vërtetë apo jo, pasi fotot nuk i paska fshirë Afrona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera