Sport

Afron Champions/ Psg pa yjet e tij ndaj Real Madrid

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 16 September 2019

Këtë mesjavë nis sezoni i ri i Ligës së Kampioneve dhe një prej sfidave më të rëndësishme është ajo që do të luhet në Parkun e Princave mes Paris Saint Germainit dhe Realit të Madridit.

Kampionët e Francës do të jenë përballë madrilenëve, 13 herë kampionë të Evropës pa yjet e tij, Neymar dhe Mbappe, ndërkohë që edhe vetë Los Blancos kanë problemet e tyre me dëmtime lojtarësh.

Sulmuesi brazilian i cili shënoi një supergol në sfidën me Strasburgun duke i dhënë fitoren Paris Saint Germainit, nuk do të jetë në këtë ndeshje pasi është i dënuar nga UEFA me 3 ndeshje pezullim për kritikat e forta ndaj arbitrit Skomina në rrjetet sociale pas eliminimit të transalpinëve nga Manchester United në edicionin e kaluar të Ligës së Kampioneve. Ndërsa Mbappe është i dëmtuar dhe nuk do të mund të riaftësohet në kohë për këtë ndeshje.

-Advertisement-

Mungesa e këtyre lojtarëve e redukton jo pak forcën sulmuese të skuadrës së drejtuar nga Thomas Thuchel.

Megjithatë atmosfera te Paris Saint Germainit nuk është shumë e qetë dhe shkaku është pikërisht Neymar të cilin tifozët e skuadrës pariziene e kanë të vështirë për ta falur për ngjarjet e kësaj vere dhe telenovelës së krijuar për kalimin e tij te Barcelona.

Në këtë pikë te Paris Saint Germaini lindin dilemat në lidhje me aktivizimin e Edinson Cavanit, edhe ky që ka qenë jashtë fushave të lojës për shkak dëmtimi, ndërkohë që pritet të luajë nga minuta e parë Keylor Navas që do të jetë në rolin ish futbollistit të Realit të Madridit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera