Afrohet vala ekstreme e të nxehtit, sinoptikani në Abc: Shqipëria goditet nga e mërkura
Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 19 June 2022
Sinoptikani Hakil Osmani në një lidhje live në Abc ka paralajmëruar se Shqipëria do të goditet një valë e pazakontë të nxehti. Temperaturat kapërcejnë pas të mërkurës.
“Sot deri të martën mbeten temperaturat rreth vlerës 32 apo 33 gradë celsius në orët e mesditës në zona të ulëta ndërsa sa i përket vlerave minimale do të jenë jo më shumë se 11 gradë në zonat malore në orët e para të mëngjesit.
Pas ditës së mërkurë kemi ndryshim sa i përket tablosë termike duke bërë që të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit. Maksimumet në qytetet e zonës së ulët pritet të ngjiten edhe në 37 gradë. Ditët e fundit të qershorit pritet të sjellin temperatura shumë të larta deri në 8 apo në 9 gradë më të larta duke bërë që të jenë shumë të nxehta ditët e fundit të qershorit. Pas të mërkurës vendi do përfshihet në temperatura shumë të larta.
Nuk është normale rritja e temperaturave pasi duhet të luhateshin nga 28 deri në 29 gradë. Kjo vjen si pasojë e afrimit të një vale të nxehti i cili po godet vendin tonë dhe do sjellë temperatura ekstremisht të larta në vendin tonë. Temperatura jo normale gjatë kësaj jave që vjen”, tha ai.
Temperaturat rekord kanë përfshirë edhe vende të tjera. Spanja po përjeton një valë të keqe të të nxehtit. Temperaturat këtë muaj arritën në nivelin më të lartë në 40 vjet. Në disa pjesë të vendit janë shënuar temperatura mbi 40 gradë Celsius, rreth 10 gradë Celsius mbi mesataren, çka po shkakton shqetësime të mëdha.
Të tjera
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...
-
“Për nder të Liburn Aliut i cili na lëshoi çeshmen”, PSD aksion para Qeverisë
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë...
-
Bogujevci: Suksesi i Kosovës në KiE-kur jemi bashkë arrijmë shumë
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e ka vlerësuar si suks...
-
Në Bruksel fillon takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve
Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës me ndërmjetësim...
-
Bom ba në veturën te rruga B: Arrestohet në aeroport Kushtrim Krasniqi, dyshohet se tentoi ta vra*ë Ardit Sekiraqën
Pas më shumë se dy muajsh, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuar për ten...
-
Rusia do ta humbte një luftë me NATO-n, paralajmëron Polonia
Një luftë mes Rusisë së Vlladimir Putinit dhe NATO-s do t’i jepte fund “mposh...
-
Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, ...