Afrohen Greqia e Maqedonia për çështjen e emrit
Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 06 June 2017
Ministri i Jashtëm maqedonas pritet të vizitojë Greqinë së shpejti me ftesë të homologut të tij grek, ndërsa dy vendet ngjallin shpresën e zgjidhjes së polemikës së emrit, e cila ka bllokuar rrugën euro-atlantike të Maqedonisë.
Dimitrov, ministri i ri i Jashtëm i Maqedonisë, do të udhëtojë në Greqi i ftuar nga homologu i tij grek, Nikos Kotzias. Data e saktë e vizitës nuk është zbuluar ende.
“Diplomacia ka si punë ndërtimin e urave, të krijojë miqësi dhe të hapë dyer dhe perspektiva”, u tha Dimitrov mediave lokale, duke zbuluar synimin e tij për të pranuar ftesën e fundit të Greqisë për të vizituar.
“Duke pasur parasysh se sfida më e madhe për integrimin tonë euro-atlantik janë marrëdhëniet me Greqinë, dua t’ia tregoj pamjen e re të Republikës së Maqedonisë veçanërisht Greqisë. Jam i bindur se Greqia është gjithashtu e interesuar për Republikën e Maqedonisë”, tha Dimitrovi.
Kotzias ka thënë disa herë se do të kërkojë intensifikim të bashkëpunimit me Maqedoninë pasi kjo t’i japë fund krizës së zgjatur politike të brendshme. Zoran Zaev mori më në fund mandatin për të formuar një qeveri, pas disa muajsh pasigurie politike që nga zgjedhjet e dhjetorit të kaluar.
“Kam pasur biseda të vazhdueshme me Zaevin dhe do ta ftoj homologun tim Dimitrov në Athinë, që të gjejmë mënyra për intensifikimin e bashkëpunimit dhe zgjidhjen e të gjitha problemeve afatgjata… në frymën e konsensusit demokratik”, tha Kotzias menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë së re maqedonase.
Greqia pretendon se përdorimi i fjalës Maqedoni nënkupton një pretendim territorial ndaj provincës veriore greke me të njëjtin emër. Athina ka bllokuar përpjekjet e Shkupit për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE për mosmarrëveshjen e pazgjidhur.
Në vitin 2008, Maqedonia humbi mundësinë për të hyrë në NATO vetëm për shkak të mosmarrëveshjes me Greqinë.
Si rezultat, Maqedonia mori një ftesë të kushtëzuar sipas së cilës NATO detyrohej ta ftonte vendin për t’u anëtarësuar pas zgjidhjes së mosmarrëveshjes me fqinjin e saj. Megjithatë, nuk ka pasur asnjë përparim të mëtejshëm dhe marrëdhëniet dypalëshe janë përkeqësuar më tej, ndërsa Athina ka akuzuar ish-qeverinë maqedonase të udhëhequr nga Nikola Gruevski për provokime.
Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, mirëpriti sinjalet e reja pozitive që vijnë nga të dyja palët.
Ai tha se shpreson se Qeveria e re maqedonase do të punojë “për zgjidhjen e çështjeve me fqinjët, përfshirë Greqinë”.
“Isha i lumtur të shihja ministrin e Jashtëm Kotziasis të Greqisë t’i zgjaste një dorë miqësie homologut të tij në Maqedoni, duke shprehur gatishmërinë e tij për të biseduar, për t’u takuar për të çuar përpara marrëdhëniet midis këtyre dy vendeve, të cilat me kalimin e kohës, shpresojmë se do të arrijnë marrëveshjet për zhbllokimin e rrugës së integrimit të Maqedonisë në Euro-Atlantik”.
Vizita u lajmërua në një kohë kur disa vëzhgues politikë në Maqedoni besojnë se Qeveria e re mund të përdorë interesimin e SHBA-së dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor për të marrë një ftesë për t’u anëtarësuar në NATO më shpejt – një rrugë që do të çonte në përmirësimin e marrëdhënieve me Greqinë.
Arsyeja për shtimin e interesit perëndimor në rajon, thanë vëzhguesit, është ndikimi në rritje i Rusisë në Ballkanin Perëndimor.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...