Afro 800 punëtorë ende pa paga në Viti, kryetari “selam” Muratit: Qiti paret, lej llafet!
Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 09 October 2024
Sot shënon data 9 e muajit tetor e punëtorëve të arsimit në Komunën e Vitisë, ende nuk u janë ekzekutuar pagat e shtatorit.
E gjithë për këtë “tollovi financiare”, i pari i kësaj komune, Sokol Haliti ka hedhur kritika në drejtim të qeverisë qendrore, e që sipas tij po bëhet në prag të fushatës zgjedhore.
“Pagat ende nuk kanë dalë. Ne po presim pasi i kemi përmbush ato që i ka kërkuar ministri Murati. Megjithëse unë nuk e kuptoi qasjen e tij s’ka çka përzihet ai, janë çështje të buxhetit. Ai mundet me akuzu sa të dojë, por fajet i ka vetë ai. Pagat një vit më herët planifikohen, e tash ai del pak para fushatës mundohet me hedh fajin te na”, ka thënë Haliti në një bisedë për IndeksOnline.
Ne këtë pikë, Haliti akuzon shefin e kuletës së shtetit për ndërhyrje politike.
“Këto veprime të tij janë krejtësisht politike, kjo është ndërhyrje politike. Këtu në këtë pikë janë dëmtu arsimtarët. Nuk ndihem në faj e kam planifiku buxhetin, cakëm-pakëm. Kontratën kolektive e bajshin meshnet ata jo na. Ata kanë me i ekzekutu pagat jo unë, presim sot të dalin, kështu shpresojmë”, ka thënë Haliti.
Haliti thotë se Komuna e Vitisë e ka pritur ekzekutimin e pagave për shkak se Ligji mbi buxhetin 2024 e garanton këtë.
Nga ana tjetër edhe kryetari i sindikatës në këtë komunë, Kemajl Bislimi, ka thënë se gjatë këtyre ditëve në vazhdimësi kanë marrë premtime se pagat do dalin, por që premtimet e tyre kanë dalë boshe
Bislimi thotë se ankesat e mësimdhënësve janë nga më të ndryshme.
“Disa mësimdhënës janë duke kërkuar mjete e ndihma prej njerëzve të afërt prej familjarëve, 50 euro, 100 euro. Shumica prej tyre ankohen se kanë fëmijët në shkollë dhe u duhen qoftë për veshmbathje, qoftë për mjete shkollore. Pastaj është edhe periudha e dimrit e që në këtë fazë u duhen edhe për dru. Janë financiarisht shumë keq”, ka thënë Bislimi.
“Ditën e hanë neve na është thënë se kryetari është në Prishtinë dhe kanë arritë marrëveshje rreth pagave. Është bërë një gabim në llogaritje në dokumentacione, thesari iu ka kthy mbrapsht. Sipas fjalëve por gjithmonë jemi me rezervë, sepse po premtohet e nuk po realizohet. Na kanë premtuar edhe para pak ditësh se do të dalin të hënën por nuk kanë dalë. Po presim edhe sot”, vlerësoi ndërkaq ai.
Bislimi ka thënë se do të presin deri të enjten, në rast se nuk ekzekutohen pagat atëherë të premten do ndërmarrin hapa.
“Ne ju kemi japë afat, por ndoshta prapë mund të jetë një mashtrim. Të premten duhet me ndërmarrë diçka”, shtoi ai.
Ndryshe, ditë më parë punëtorët e arsimit kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës për të kërkuar zgjidhje të menjëhershme të situatës.
Të tjera
-
Reuters: Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin që hyri me veturë në tregun e Krishtlindjeve
Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndod...
-
Psikiatër, ateist, urrente islamin dhe mendonte ta shpëtonte Gjermaninë – Ky është profili i sulmuesit në Gjermani
Sipas informacioneve të para, Taleb A., i dyshuari i arrestuar për sulmin në ...
-
Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 20 dhj...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, pesë shtetasit e Serbisë shoqërohen në Polici
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore kanë ndaluar një veturë...
-
Rritet numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani
Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qyte...
-
Partia gjermane që synon t’i fitoj zgjedhjet, AdD, dëshiron që Gjermania të dal nga BE
AfD, në pjesë të saj ekstremiste e djathtë ka deklaruar në manifestin e saj e...
-
Lehtësohet gjendja në pikëkalimet kufitare, pritja në kolonë deri në gjysmë ore
Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin ...
-
Izet Mexhiti thotë se e di vendndodhjen e Artan Grubit
Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti, ka deklarua...
-
Shfaqen përsëri grafite me simbolin serb në veriun e Mitrovicës
Policia raporton se janë shfaqur grafite me simbolin serb në veri të Mitrovic...
-
Nëna nga Prishtina raporton në polici se ia kanë rrëmbyer djalin për një borxh 300 euro
Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se me datën 16 të këtij muaji i ...
-
Mjek nga Arabia Saudite, jetonte në Gjermani nga viti 2006 – Detaje të reja për sulmuesin në Gjermani
Dhjetëra njerëz u plagosën dhe të paktën dy persona, duke përfshirë një fëmij...
-
Ardhja e mërgimarëve, deri në një orë pritje në Merdare dhe te Dheu i Bardhë
Kanë filluar kolonat në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesi...