Lajme

Afro 70 pacientë janë duke u hospitalizuar nga Covid-19 në Kosovë, dy prej tyre janë foshnje

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 20 July 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 69 pacientë janë duke u trajtuar nga Covid-19 në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme, shkruan Gazeta Infokus.

Në mesin e tyre janë edhe dy foshnje në klinikën e Neonatologjisë.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, 35 pacientë janë duke u hospitalizuar në QKUK ndërsa 39 të tjerë në spitalet e përgjithshme.

-Advertisement-

Nga Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 20 pacientë

Mjekim Intensiv Qendror, 1 pacient

Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë,7 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje

Spitali i Gjakovës, 10 pacientë

Spitali i Pejës, 13 pacientë

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Gjilanit, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera