Lajme

Afro 6 mijë patentë shoferë ilegale serbe të konvertuara në RKS

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 15 August 2024

5 mijë e 982 qytetarë serbë, kryesisht nga katër komunat veriore tashmë i kanë konvertuar patentë-shoferët ilegalë nga ato të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.

Kështu bëri të ditur zëvendësdrejtori i policisë rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Leposaviq 1824, Mitrovicë Veriore 1449, Zubin Potok 908, Zveçan 1099”, bëri të ditur ai për Klankosova.tv

-Advertisement-

Elshani publikoi statistikat për të gjitha komunat.

Procesi i konvertimit ka nisur nga 10 maji ka zgjatur deri më 9 gusht.

Por, ky afat u kërkua të zgjatet edhe për 10 ditë.

Gjatë ditës së djeshme, Veton Elshani deklaroi se pas këtij afati do të ketë gjoba.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera