Lajme

Afro 5 mijë pacientë kërkuan ndihmë në Klinikën Psikiatrike për gjashtë muaj

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 08 August 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se në Klinikën e Psikiatrisë e në gjashtë mujorin e parë ndihmë mjekësore në ambulancën psikiatrike për të rritur kanë kërkuar 4450 pacientë.

Ndërkohë janë pranuar për trajtim të mëtejmë 362 raste, shkruan Gazeta Infokus.

“Raste urgjente kanë qenë 1257, vizita ambulatore psikiatrike për fëmijë dhe adoleshentë kanë qenë 1652 raste. Ndërkohe që vizita diagnostike psikologjike  për te rritur kanë qenë 571, kurse vizita diagnostike psikologjike për fëmijë dhe adoleshentë ka pasur 771”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Po ashtu kanë bërë të ditur se sa i përket Shërbimeve pedagogjike në Shërbimin e Psikiatrisë për Fëmijë dhe Adoleshentë gjithsej janë kryer 306 shërbime./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera