Lajme

Afro 30 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:39 | 03 October 2022

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 29.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar tri raste të reja me koronavirus.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.212 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,327 qytetarë.

-Advertisement-

Deri më sot 824.706 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.198 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,789 persona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera