Lajme

Afro 200 pacientë janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitalet e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 27 January 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme të Kosovës, janë duke u trajtuar 181 pacientë, shkruan Gazeta Infokus.

Prej tyre 144 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 37 pacientë të tjerë post-Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 98 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 3 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 67 pacientë

-Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë post-covid

-Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 3 pacientë

-Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë

-Klinika e Gjinekologjisë, 10 pacientë

-Spitali i Prizrenit, 6 pacientë

-Spitali i Pejës, 9 pacientë

-Spitali i Gjakovës, 16 pacientë

-Spitalit Mitrovicës,12 pacientë

-Spitali i Ferizajt, 4 pacientë

-Spitali i Gjilanit, 11 pacientë./Gazeta Infokus/

Të tjera

rel="nofollow"