Lajme

Afro 14 mijë raste aktive me COVID-19, masat e njëjta vazhdojnë të mbesin në fuqi

Autori: Gazeta inFokus 07:00 | 02 April 2021

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit është shënuar rekord i rasteve pozitive brenda ditës.Sipas të dhënave më të fundit të IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 975 raste nga 5010 të testuar.Përveç kësaj, janë raportuar edhe 893 persona të shëruar dhe 12 raste të vdekjes.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (90, 81 vjeç), Ferizaj 1 rast (92 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (71 vjeç), Kamenicë 1 rast (62 vjeç), Kaçanik 1 rast (60 vjeç), Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Pejë 1 rast (82 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (81 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 91.405 raste nga 430.860 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.884 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 893 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 75.647 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.874.

-Advertisement-

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku gjatë mbrëmjes së sontme ka paralajmëruar se do të ketë masa adekuate për situatën aktuale me COVID-19.“Ju e dini që gjatë ditës lokalet janë të stërmbushura. Nuk ka efekt nëse në mbrëmje mbyllen lokalet. Do të ketë masa adekuate për situatën aktuale epidemiologjike, por askush nuk do të vendos krye në veti…Do të merren masat që janë të nevojshme.

Çka do që të ndodh do të ketë edhe masa mbështetëse. E kuptojmë që një mbyllje tjetër dëmton ekonominë”, tha ndër të tjera Kollçaku në RTV Dukagjini.Por nga ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së djeshme janë deklaruar për media duke potencuar se masat e njëjta do të mbesin në fuqi edhe më tutje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera