Fokus

Afro 10 mijë persona nuk duan të jenë kosovarë, bëhen slloven e kroat

Autori: Doresa Geci 15:09 | 25 February 2021

Afro 10 mijë qytetarë të Kosovës në dy vitet e fundit janë bërë gjerman, slloven e kroat.

Ata me dëshirë kanë hequr dorë nga nënshtetësia e Kosovës.

Vetëm në vitin e kaluar 3 mijë e 633 persona janë liruar nga të qenit kosovarë, për të zgjedhur kështu një nënshtetësi tjetër, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Derisa në vitin 2020 ky numër ishte më i vogël krahasuar me vitin 2019.

Kështu bëjnë të ditur të dhënat që Gazeta Infokus ka siguruar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në vitin 2019, numri i kosovarëve që hoqën dorë nga nënshtetësia ishte 5 mijë e 394.

Gjermania, Austria, Sllovenia, Kroaci, janë vendet me të preferuara të kosovarëve për të vazhduar jetën në vend të shtetit ku u lindën.

E Ministria e Punëve të Brendshme thotë se një gjë e tillë po ndodh për shkak se disa vendet të BE-së nuk lenojnë më shumë se një nënshtetësi.

“Arsyeja e heqjes dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës është marrja e shtetësisë së ndonjë vendi të Bashkimit Evropian që nuk lejon dy shtetësi për shtetasit të cilët nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian”, ka thënë zëdhënësja e MPB, Rroksan Qarri për Gazetën Infokus.

Përveç kësaj arsye, kosovarët po heqin dorë nga nënshtetësia edhe për një serë arsyesh të tjera.

Sipas sociologut, Avni Rudari, pasaporta kosovare e cila është ndër më të dobëta, kushtëzimi i nënshtetësisë, gjendje ekonomike në Kosovë, janë arsyet të tjera.

“Kalimi nga një pasaportë e dobët, me qindra pengesa, me një pasaportë të shtetit ku jeton, përmes së cilës gëzon të drejtat e shumta, siguri të madhe, lëvizë në aq shumë shtete pa viza dhe pa aq shumë ndalesa poshtëruese në kufij e aeroporte, Rritja e bashkimit familjar dhe vlerësimi se në Kosovë do të shkojë gjatë, që të bëhet mirë i jep lehtësi vendimit për heqje dorë”, ka thënë Rudari për Infokus.

Gjithashtu sipas edhe mungesa e liberalizimit të vizave, si dhe zhgënjimi i qytetarëve me Kosovën ka bërë që kosovarët të heqin dorë nga nënshtetësia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera