Lajme

Afrimi Muçiqi paralajmëron protesta me lugë piruna e tengjere

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 22 September 2020

Një protestë jo e zakonshme është paralajmëruar nga këngëtari, Afrim Moçiqi.

Muçiqi për të shprehur revoltën e tij për masat e Qeverisë ka thënë se do të përdorin mjete të bujqve, instrumente të këngëtarëve si dhe enë të kuzhinave, shkruan Gazeta Infokus.

“Nuk janë njerëz që ia dojn të mirën qytetarëve, është përdorë standard i dyfishtë me ne. E kanë shaktrru një ekonomi të tërë, nuk na ka mbetur zgjidhje tjetër përveç të marrim hapat radikalë. Me mjete të forta të bujqve, instrumente të këngëtarëve, enë të kuzhinave. Nuk jemi të çmendur të kërkojmë diçka që rrezikon shëndetin. Të gjitha qendrat neper qytete janë plot e punojnë, ndërsa sallat e dasmave që janë nga 700-800 metra”, theksoi ai.

-Advertisement-

Deria Oda Hoteliere dhe Turistike e Kosovës i ka quajtur të panevojshme masat e Qeverisë së Kosovës kundër pandemisë COVID-19 dhe ka kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për mosvotim të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Kryetari i OHTK-së, Hysen Sogojeva, ka thënë se shumë biznese rrezikojnë të falimentojnë për shkak të mos votimit të këtij ligji.

“Ne qysh me kohë ju kemi dërgu manuale dhe të gjitha e kanë atë, po të ju kishin përmbajtë manualit tonë nuk do të ishte nevoja e mbylljes as totale as kjo që është sot. Shteti kur ta mbyll vendin duhet të ketë një plan. Në manual janë të gjitha, distanca në mes tavolinave, si do të shërbejë kamerieri. Bizneset janë në prag të falimentimit. Qeveria ka premtuar që të stopohen kreditë në periudha gjashtë mujore por kemi informata nga terreni se bankat janë duke bërë presion dhe e kanë rritë kamatën. Në do të kundërshtojmë shumë ashpër. Jemi kundër të gjithë deputetëve te gjitha partive është marre, turp, më intereson që Ligji për Rimëkëmbje me u votu sa më shpejt, i lus, përndryshe do të protestojmë, jemi në gjendje të kalojmë në protestë qytetare”, ka thënë Sogojeva.

Ligji për rimëkëmbjen ekonomike kishte dështuar të votohet në Kuvendin e Kosovës më 17 shtator. Gjatë votimit kishin marrë pjesë vetëm 41 deputetë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera