Sport

Afrim Toverlani: Kampionati duhet të vendoset në fushën e lojës e jo në tavolinë

Autori: Erion Maliqaj 20:28 | 03 April 2020

Futbolli në mbarë botën është pezulluar pas përhapjes së madhe të coroanvirusit, shkruan Gazeta inFokus.

Njëjtë ka ndodhur edhe në Kosovë, ku tash e tri javë janë pezulluar të gjitha aktivitetet sportive në vend pas përhapjes së pandemisë Covid-19.

Coronavirusi i ka mbyllur thuajse të gjithë në shtëpi dhe ka shkaktuar edhe krizë financiare.

-Advertisement-

Krizës financiare nuk do të mund ti ikin as klubet e futbollit të cilat financohen nga biznesmen të ndryshme.

Për situatën e krijuar në futbollin e Kosovës nga përhapja e Covid-19 për Gazetën inFokus ka folur trajneri i Feronikelit, Afrim Toverlani.

Fotografia e Afrim Toverlani

“Stërvitjet po shkojnë mirë në krahasim me situatën dhe kushtet, por normal ka edhe disa të tillë që janë me dembela, por që do t’ju kushtoj sepse karriera e futbollistit është e shkurtër”, tha fillimisht Toverlani.

Tekniku prishtinas tregon së futbollistët në stërvitje individuale përcillen më një aplikacion ‘online’.

“Po kemi aplikacionin që i përcjellim stërvitjet e lojtarëve tanë, por edhe punojmë se bashku në mënyrë virtuale”, tregoi trajneri i Feronikelit.

Afrim Toverlani thotë së të punuarit në këtë mënyrë është shumë e vështirë, por nuk guxojnë ta humbin karakterin e fortë dhe motivin.

“Është shumë e vështirë të punohet në këtë mënyrë sidomos duke i ditur kushtet tona individuale. Në këtë situatë nevojitet karakter i fortë i lojtarëve dhe motivi të cilin nuk guxojnë ta humbasin”, u shprehi tekniku prishtinas për Gazetën inFokus.

Shefi i shtabit teknik të Feronikeli deklaron se situata e krijuar në vend do të ndikoj shumë në formën e futbollistëve.

“Kjo do të ndikoj shumë në formën e lojtarëve dhe do të na duhet shumë punë dhe planifikim ndryshe, pasi që nuk jemi përballur asnjëherë me situatë të tillë”, tha Toverlani.

Fotografia e Afrim Toverlani

43 vjeçari mendon se kampionati duhet të vendoset në fushë dhe jo në tavolinë.

“Nuk mund ta them sigurt sepse gjithçka varet nga virusi dhe vendimet që mund ti marrë FIFA dhe UEFA e pastaj FFK. Jam adhurues i vazhdimit të kampionatit dhe gjithçka të vendoset në fushën e futbollit dhe jo ne tavolinë”, tha ai.

Për fund Toverlani ka një mesazh për futbollistët e tij.

“Mesazhi im do të ishte që futbollistët të kenë kujdesin maksimal dhe të zbatojnë urdhrat e mjekeve dhe të qëndrojnë të fortë nga ana psikologjike, sepse është e rëndësishme mos të dëshpërohen, por ta mendojnë ditën kur do kthehemi në fusha, aty ku ndihemi me së miri”, përfundoi Afrim Toverlani.

Feronikelit që drejtohet nga trajneri Toverlani, renditet në pozitën e pestë me 34 pikë si dhe është edhe në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ku do të përballet me Ballkanin.

“Toki” siç e njihet nga komuniteti sportiv, është trajneri më i trofeshëm në futbollin kosovar, ku ka të fituar 4 tituj të kampionit, tre me Prishtinën dhe një me Feronikelin./Gazeta inFokus/

Fotografia e Afrim Toverlani

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera