Sport

Afrim Muqiqi: Kur Vedat Muriqi luante në Kosovë nuk e ka llogaritur askush  

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 21 September 2020

Anëtari i bordit të klubit të Prishtinës, Afrim Muqiqi, ka folur për lojtarët e kombëtares së Kosovës dhe për sulmuesin prizrenas, Vedat Muriqin, shkruan Gazeta inFokus.

Muqiqi në një intervistë për Kosova Press ka thënë se duhet të mburremi me djemtë e kombëtares, të cilët nuk janë krijuar në Kosovë, por në vendet si Zvicra, Gjermania, Holanda e Suedia.

Ai ka folur edhe për Vedat Muriqin, i cili së fundmi është transferuar në Serie A, te skuadra e Lazios.

-Advertisement-

Ish-nënkryetari i Prishtinës ka deklaruar se Muriqi kur ka luajtur në Kosovë nuk e ka llogaritur askush.

“Ne duhet të mburremi me djemtë tonë, që nuk i kemi kriju na, është realitet. Për shembull e marrim Vedat Muriqin që së fundmi ka shkuar në Lazio, që i uroj shumë sukses, ka qenë në Liri të Prizrenit, ka qenë do më thanë këtu, por nuk e ka llogaritë as kush, sepse djemtë më të mirë ne i kemi injoruar, ndërsa 95% të kombëtares së Kosovës e ka krijuar Zvicra, Gjermania, Holanda, Suedia e nga vinë ata djem, d.m.th ne duhet të krenohemi me ata djem, por nuk duhet të mburremi se kemi ba diçka të madhe, e madhja e kësaj punë është që na të bëjmë diçka këtu”, deklaroi Muqiqi.

Kujtojmë se ditë më parë në Sportin Total në KTV, trajneri kosovar, Sami Sermaxhaj kishte deklaruar se klubi i Prishtinës e kishte refuzuar Muriqin në kohën kur ai luante te Lira, ku me pas kaloi të Teuta në Shqipëri.

“Me propozimin e Rexhep Gagjollit dhe Skender Shengylit, Muriqi ishte te zyret e Prishtinës për me nënshkru para se me shku në Shqipëri, mirëpo pse nuk nënshkroi nuk i di detajet. E di që ishte edhe në stadium, e kam parë edhe kur shkoi në zyre me Rexhep Gagjollin dhe me propozimin e Skender Shengylit, mirëpo pse nuk u dakordun se di, kështu është, nganjëherë vështirë është mi parapa sendet, mirëpo e di atëherë ai kishte 17 vjet dhe iku shkoi në Teutë”, deklaroi Sermaxhaj.

Vedat Muriqi nuk është futbollisti i vetëm në vendin tonë që në fillimet e karrierës është injoruar nga klubet kosovare./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera