Lajme

Afrim Kasolli: Albin Kurti po imiton Sali Berishën e viteve 90-a

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 12 August 2023

Njohësi i çështjeve politike dhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasolli, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka filluar t’i imitojë taktikat politike te Sali Berishës në vitet 90-ta, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Feacebook“, Kasolli ka thënë se, Berisha në vitet e 90-ta, kur i ngushtohej hapësira për manovrim të brendshëm, tentonte të përfitonte politikisht duke i përdorur politikanët shqiptarë që jetonin jashtë shtetit shqiptar, duke e përkrahur herën njërin lider kundër tjetrit.

Sipas Kasollit, të njëjtën strategji po e përdor edhe Kurti.

-Advertisement-

“Këtë strategji ka filluar ta ndjek Albin Kurti në Luginë dhe në Maqedoninë e Veriut, për shkak të presioneve të brendshme. Pas dështimit të turpshëm me Blerim Rekën i është kthyer përsëri kësaj aventure politike“, ka shkruar Kasolli.

Postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera