Lajme

Afrika e Jugut pranon vaksinat Pfizer

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 03 May 2021

Afrika e Jugut të dielën në mbrëmje ka pranuar grupin e parë të vaksinës antiCOVID – Pfizer.

Dozat do të merren çdo javë, me një total prej 4.5 milionë të cilat priten deri në fund të qershorit.

Afrika e Jugut rifilloi vaksinimin duke përdorur Johnson & Johnson që kishte ndaluar së administruari për raportet e mpiksjes së gjakut diku tjetër.

-Advertisement-

Vendi deri më tani ka vaksinuar 318,670 njerëz, sipas të dhënave nga ministria e shëndetësisë.

Afrika e Jugut deri më tani ka regjistruar 1,584,064 raste me koronavirus duke përfshirë 54,417 vdekje, transmeton Klan Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera