Lajme

Afganistan: Pesë policë vriten pas sulmit të talebanëve

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 30 June 2017

Autoritetet afgane kanë bërë të ditur se pesë policë janë vrarë pas hyrjes së militantëve talibanë në një kamp në perëndim të provincës Farah, gjatë orëve të para të ditës së sotme.

Zëdhënësi i policisë në Farah, Eqbal Baher, ka thënë se sulmi në distriktin Sheb Koh u ndal pas dërgimit të forcave shtesë nga qeveria në atë zonë.

Shefi i policisë së asaj province, Abdul Marouf Folad ka thënë se nëntë talibanë janë vrarë gjatë betejës me armë.

-Advertisement-

Talibanët sulmojnë shpesh forcat e sigurisë afgane dhe vende tjera qeveritare në Afganistan.

Gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, më 29 qershor në Bruksel, u premtua rritja e numrit të forcave për të ndihmuar trajnimin e ushtrisë në Afganistan, edhe pse nuk u përmend ndonjë numër i saktë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera