Rozë

Afërdita nuk ndalet, i rikthehet palestrës

Autori: Gazeta inFokus 23:50 | 29 April 2021

Afërdita Dreshaj pak javë pasi lindi fëmijën, ka nisur punën për t’i rikthyer linjat e dëshiruara.

Modelja ka publikuar disa video e fotografi, me të cilat bëri të ditur se i është kthyer palestrës pas pak javësh.

Ajo edhe pse ka pak kohë që e solli në jetë djalin Sky Blu, duket në formë shumë të mirë.

-Advertisement-

Kthehem pas 6 javësh!!! Mezi pres t’ju tregoj njerëz”, ka shkruar Afërdita sipër videos së shkrepur në palestër.

Ndryshe, Afërdita deri në ditët e fundit të shtatzënisë nuk e kishte ndalur palestrën për asnjë moment.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera