Lajme

Afër 9 mijë raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 07:46 | 27 January 2022

Krahas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, është rritur edhe numri i rasteve aktive me këtë virus. Aktualisht në Kosovë janë 25 mijë e 458 raste aktive me COVID-19.

Vetëm në Komunën e Prishtinës janë 8 mijë e 864 raste aktive. Peja aktualisht ka 1 mijë e 925 raste, Mitrovica 1 mijë e 763, Gjilani 1 mijë e 559, Prizreni 1 mijë e 497, Fushë Kosova 1 mijë e 380, Gjakova 1 mijë e 253, Ferizaj me 946 si dhe komunat e tjera me qindra raste aktive me COVID-19.

Të mërkurën numri i rasteve pozitive ishte alarmante. Vetëm në një ditë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi për 4 mijë e 397 raste pozitive me koronavirus.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera