Lajme

Afër 80 përqind të votave, ndryshon rezultati në Obiliq

Autori: Gazeta inFokus 23:50 | 17 October 2021

Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka rënë nën 50 përqind të votave tani kur janë numëruar afër 80 përqind e tyre.

Gashi i cili ishte duke udhëhequr që nga fillimi i numërimit të votave tani ka rënë nën 50 përqind, shkruan lajmi.net.

Ai megjithatë ruan një distancë të madhe me kandidatin e dytë për kah votat që është Halil Thaçi i Lëvizjes Vetëvendosje.

-Advertisement-

Në anën tjetër, Mehmet Krasniqi i LDK-së ka mbledhur 9.97 përqind e Ajet Berisha i LB-së, 8,16 përqind.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera