Lajme

Afër 7 mijë kosovarë kanë shkuar në Ulqin në dy ditët e fundit

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 01 May 2021

Drejtori i Turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinaga, ka bërë me dije se nga të dhënat që ka marrë nga pika kufitare në Muriqan për dy ditë në Ulqin kanë hyrë afër 7 000 qytetarë nga Kosova.

Ai ka thënë se kjo shifër shumë shpejtë do të rritet.

Analistët: Deklaratat e Kurtit për takim me opozitën për dialogun, një formalitet

-Advertisement-

“Nga të dhënat që kemi marrë nga pika kufitare në Muriqan, afër 7 mijë qytetarë nga Kosova kanë hyrë në Ulqin në pikën kufitare. Besojmë se shumë shpejtë kësaj shifre do t’i shtohet edhe një zero”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, pas përmirësimit të motit, një numër i madh i kosovarëve gjatë këtij vikendi janë nisur edhe për në Shqipëri. /Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera