Lajme

Afër 50 mijë vota të pavlefshme

Autori: Gazeta inFokus 08:40 | 12 June 2017

Numri i fletëvotimeve të pavlefshme në zgjedhjet e 11 qershorit, del të jetë rreth 50 mijë vota.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë procesimin e të dhënave të 2248 vendvotimeve nga 2490 sa janë gjithsej, apo 90.28 për qind.

Numri i fletëvotimeve të vlefshme është 626.761, kurse numri i fletëvotimeve të pavlefshme është 48.413.

-Advertisement-

Ndërsa numri i zarfeve të fletëvotimeve me kusht në kutinë e votimit është 27757.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera