Fokus

Afatet| Kur shkon vendi në zgjedhje nëse Vetëvendosje nuk arrin votat për të bërë Qeverinë

Autori: Halil Berisha 12:41 | 20 January 2020

Sot, Albin Kurti, pas propozimit të Vetëvendosjes, u dekretua nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për të krijuar Qeverinë.

Kështu, Kurti, ka kohë këtë gjë ta bëjë më së largu deri më 4 shkurt, shkruan gazeta inFokus.

Nëse kjo nuk arrihet, partia e parë, në këtë rast Vetëvendosje, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka kohë edhe 10 ditë, veçse me një mandatar të ri, të cilin do ta dekretoj përsëri Presidenti i Kosovës.

-Advertisement-

Veçse tash kohë nuk ka më 15 por 10 ditë, pra deri më 14 shkurt, shkruan gazeta inFokus.

E nëse prapë nuk arrinë Vetëvendosje të bëjë 61 vota të nevojshme për të votuar Qeverinë e re në Kuvendin e Kosovës, atëherë vendi do të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.

E këto Presidenti i vendit i shpall zgjedhjet të cilad duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga shpallja e tyre.

Pra i bije që nëse zgjedhjet shpallen menjëherë në ditën e 14 shkurtit, kur edhe kalon afati i dytë i Vetëvendosjes për të krijuar Qeverinë, e nëse këta nuk arrijnë ta bëjnë një gjë të tillë, zgjedhjet nuk mund të mbahen më vonë se data 25 mars./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera