Afaristët ndihen të pasigurt për të regjistruar bisnes në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 25 March 2018
Numri i bizneseve të reja në Kosovë ka shënuar rënie për dy muajt e parë të vitit 2018.
Në krahasim me vitin e kaluar që viti përfundoj me 9 mijë e 335 mijë biznese të regjistruar, këtë vit shifrat e para japin sinjale të zvogëlimit të tyre. Kjo, duke u bazuar në të dhënat e Agjensionit për Regjistrimin e Biznesit dërguar për Indeksonline.
Një muajin janar të vitit të kaluar 840 biznese të regjistruara, ndërsa këtë vit 832 biznese. Njëjtë edhe me muajin shkurt, ku në vitin e kaluar u regjistruan 859 biznese , në periudhën e njëjtë të vitit 2018 u regjistruan 851 biznese, shkruan Indeksonline.
Në vitin e kaluar gjithsej u regjistruan 9 mijë e 335 mijë biznese të reja. Prej tyre, më se shumti ishin në sektorin e ‘tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave ku u regjistruan gati 3 mijë, saktësisht 2,954.
Pas tij, renditet industria përpunuese me 1,117 biznese, shkruan Indeksonline. Ndërsa, bujqësia, pylltaria dhe peshkimi janë 9000 biznese që merren më këtë aktivitet.
Lulzim Beqiri, njohës i çështjeve ekonomike për Indeksonline është shprehur se situate politike është një ndër faktorët që kanë ndikuar në regjistrimin jot ë lartë të bizneseve.
“Janar dhe shkurt i vitit 2018 ka rezultuar me numër me të vogël të regjistrimit të bizneseve të reja në krahasim me bizneset e regjistruara të vitit 2017 te të njëjtës periudhë. Këtu duhet kuptuar disa elemente të rëndësishme, parimisht muajt e fillimit të vitit gjithmonë janë me të predispozuar me pas numër me të vogël të regjistrimit të bizneseve, por sipas mendimit tim arsyeja kryesore e një numri kaq të vogël të bizneseve është situata politike në vend, kjo ka ndikuar aq shumë për mos vullnet me i hy një aventure biznesore” ka thënë Beqiri.
Ai ka shtuar se zhvillimet politike ndikojnë dukshëm tek qytetarët që të mos mos dëshirojnë të hapin biznese, pra, për shkak të destabilitetit politik.
“Një situatë kur në çdo media kombëtare e ndërkombëtare Kosova paraqitet si vend i destabilizuar atëherë kush merr guximin e me hap biznes në një vend të tillë, kush mundet me na besua për me qenë partner i joni afarist në të ardhmen. Ka edhe arsye tjera që mendoj se janë me minore ne krahasim ma atë çka përmenda, njëra arsye është edhe mungesa e furnizimit me energji elektrike, kamatat e larta, krimi i organizuar e deri të ekonomia informale, të gjitha i jepin një motiv shtesë një ndërmarrësi kosovar për të mos investuar në Kosovë” ka thënë ai për Indeksonline.
Më poshtë gjeni dy tabela. Njëra është për numrin e bizneseve, ndërsa e dyta për llojin e sektorëve me të cilat merren bizneset
Të tjera
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...