Lajme

Aesyetimi qesharak i Vulinit: Tezja nga Kanada ma ka blerë banesën super luksoze

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 20 September 2017

Ministri serb  i mbrojtjes Aleksandar Vulin nuk mundi të arsyetojë prejardhjen e 200 mijë eurove me të cilat ka blerë një banesë luksoze në Beograd.

Agjencisë Kundër Korrupsionit në Serbi, ai i ka dhënë një arsyetim jo fort të besueshëm -duke thënë se paratë i ka të huazuara nga tezja e gruas së tij e cila jeton në Kanada, përcjell Gazeta Metro.

Përpos këtyre arsyetimeve Agjencia Kundër Korrupsionit ka zbuluar edhe një varg argumentimesh jo logjike lidhur me arsyetimin që ai ka bërë për paratë.

-Advertisement-

Banesa prej 107 metrash katrorë me parking në një lagje luksoze të Beogradit atij i ka kushtuar hiq më pak se 244 mijë e 620 euro.

Ratën e parë të kësaj banese Vulini e pagoi 40 mijë euro, ndërsa paratë e tjera sipas kontratës që kanë siguruar mediat serbe, është dashur t’i kthejb në shtator të vitit 2012, të cilat ai ende nuk i ka paguar.

Për paratë e huazuara ka përdorur një vërtetim me nënshkrimin e gruas së tij, Natasa Vulin, e cila ka thënë se borxhi ndaj tezes së saj duhet të kthehet në afat prej 10 vitesh.

Ministri Vulin ishte i afërt me gruan e Slobodan Milosevic-it, Mira Markovic dhe përpos rastit me këtë banesë, ai është duke u hetuar nga prokuroria edhe për 12 raste të tjera të korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera