Lajme

Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës do t’i shtohen edhe katër porta të reja

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 01 June 2023

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, do të zgjerohet.

Përmes një njofitmi drejtuar mediave, Ministria ka bërë me dije se në mbledhjen e fundit të Komitetit për Partneritet Publiko-Privat të mbajtur me 29 maj, 2023 është miratuar kërkesa e koncesionarit LKIA për shtimin edhe të 4 portave të reja të imbarkimit (boarding gates), duke e rritur kështu numrin e portave nga 8 në 12 gjithsej.

Buxheti i paraparë për këtë plan është rreth 3 milionë euro, por që MFPT thotë se zgjerimi i terminalit do të bëhet pa asnjë shpenzim shtesë për Dhënësin apo Qeverinë e Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

“Ky zgjerim synon që të rrisë kapacitetin e terminalit për të përballuar flukse më të mëdha të udhëtarëve, por edhe rritjen e komoditetit për pasagjerët që të kenë sa më të lehtë kalimin nëpër kontrollet e aeroportit”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera